Evidentimi i aseteve Mjedisore natyrore e turistike në zonë dhe përmirësimi i infrastrukturës për ti bërë ato të arritshme prej vizitorëve (shenjimi i shtigjeve, prodhimi i hartave, krijimi dhe mbajtja e një faqje internet me akses të lirë
për promovimin e këtyre vlerave)
Zona e Himares sebashku me rrethinat e saja paraqet nje potencial tejet te madh ne drejtimin e bukurive natyrore e turistike . Vendodhja gjeografike e kesaj zone krijon avantazh per terheqjen e vizitoreve vendas e te huaj. Po te permendim ketu disa nga pikat terheqese te kesaj zone; Fshati Vuno ,nje nga fshatrat me te bukur te jugut ku spikasin shtepit karakteristike qindar vjecare dhe kishat e ndryshme monument kulture , Shpella e Spilles ne Himare me nje gjatesi prej 1500 metrash ku per te cilen jan shkruar mbi 22 libra nga speleolog te ndryshem dhe e njohur si shpella ku jetonte Ciklopi sipas Homerit , Mali madheshtor I Cikes , Gjiu I livadhit, I potamit ,puset e Himares , Kishat e famshme te Dhermiut , Kanionet e Gjipes etj . e ben kete zone mjaft terheqese per tregun e operatoreve turistike, turisteve vendas dhe te huaj prandaj duhet vene dore sa me pare duke mbrojtur mjedisin dhe pergatitur kete zone per asetet e pacmuara qe disponon.

Projekti ynë mendon që do të kontribuojë përmes aktivteteve konkrete për zhvillimin e infrastrukturës turistike në vend duke krijuar një bazë të mirë për zhvillimin e disa sipërmarrjeve të suksesshme në sektorin e turizmit.
